11:31 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësoren në Gjylekarë, femra pëson lëndime të rënda trupore

Mëngjesin e djeshëm një këmbësore është goditur nga vetura në fshatin Gjylekarë të Vitisë.

Policia ka arrestuar vozitësin i cili po voziste pa patentë shofer ku nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/