15:54 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësoren në kryeqytet

Rreth orës 15:00 në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Policinë e Rajonale, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident ka pësuar lëndime këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. / Indeksonline/