18:26 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / k.v

Vetura godet këmbësorin në kryeqytet (Foto)

Një person është goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa në të janë të përfshirë një veturë me targa lokale dhe një këmbësor.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe autoambulanca, raporton Indeksonline.

Ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të viktimës ndërsa hetuesit e trafikut po merren me rastin./Indeksonline/