11:16 / E Premte, 10 Shtator 2021 / k.v

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./IndeksOnline/