15:14 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / k.v

Vetura godet një fëmijë në kryeqytet

Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “George Bush” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./IndeksOnline/