19:55 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Vetura godet një këmbësor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në   segmentin rrugor të Vushtrrisë.

Pas aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor

“Aksidenti me lëndime, është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor Vushtrri, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur një këmbësor i cili pësuar lëndime”, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës.