13:54 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / k.v

Vetura godet një këmbësor në rrugën “Agim Ramadani” (Video)

Një person është goditur nga një veturë rreth orës 02:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur në vendkalim për këmbësor afër Ministrisë së Arsimit ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe emergjencës.

Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendin e aksidentit, i lënduari me autoambulancë është nisur drejt emergjencës ku po vazhdon të marr tretman mjekësor.

Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/