Vetura godet një turmë njerëzish në Australi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Melbourn të Australisë në të cilin sipas raportimeve të para kanë mbetur të plagosur 19 persona.
Mësohet se një shofer ka hyrë me automjetin e tij në një grup njerëzish. Edhe pse është i ngjashëm me sulmet terroriste të ndodhura në Evropë ende nuk dihet nëse është një sulm terrorist apo një aksident rrugor. Ndërkohë policia australiane ka arrestuar shoferin e automjetit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e sigurisë dhe ambulancat të cilat po transportojnë të plagosurit.