10:15 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetura godet për vdekje një grua në Drenas, arrestohet shoferi

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Korroticë të Poshtme të Drenasit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ku një veturë e tipit Golf e ka goditur këmbësoren.E.Gj, e lindur në vitin 1968 e cila nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Ngasësi i automjetit me inicialet F.G, 38 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.