21:38 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Vetura godet të moshuarën te “Rruga B”

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas videos, disa persona janë afruar tek viktima për t’i ofruar ndihmë.

Në vendin e ngjarjes tanimë ka arritur edhe autoambulanca./IndeksOnline/