15:19 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Vetura godet të moshuarin në kryeqytet

Një person i moshur është goditur me veturë derisa po e kalonte rrugën, raporton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Një aksident trafiku ndodhi më parë edhe te Katedralja në Prishtinë ku u përfshinë tri automjete./IndeksOnline/