Vetura humb kontrollin në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person dërgohet në spital (Foto)
Në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident ku një veturë e tipit “Opel Astra” ka perënduar jashtë rruge.
Konkretisht, automjeti me targa “05” kontrollin e ka humbur duke dal nga rruga në Dollc të Klinës. Siç mësohet, një person është dërguar për trajtim në spital.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
Indeksonline ua sjellë disa foto: