13:53 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetura përfshihet nga zjarri në Veternik (Video)

Para pak çastesh, një veturë është përfshirë nga zjarri në Veternik, përkatësisht te qendra tregtare “Albi Mall”.

Një lexues i Indeksonline që ka dërguar videon ka treguar se i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipeve policore dhe zjarrëfikësave.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa zjarri është shuar menjëherë. /Indeksonline/