10:37 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / k.v

Vetura përfundon jashtë rrugës dhe bie në një gropë, kalimtarët ndihmojnë të aksidentuarit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Vushtrri, në fshatin Nadakoc.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihen qytetarët duke i ofruar ndihmë të aksidentuarve.

Policia e trafiku ka ndalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar për 41 aksidente trafiku, prej të cilave 17 kanë përfunduar me persona të lënduar./IndeksOnline/