14:43 / E Premte, 24 Mars 2023 / B O

Vetura përfundon në mexha në rrugën Klinë-Gjakovë

Një veturë është vetaksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Mrasor.

Nga mospërshtatja e shpejtësisë, vetura ka përfunduar në një zonë të pyllëzuar ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore./Indeksonline/