18:33 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetura që thyen rregullat e dizajnit

“A mund të zhduket dizajnimi i makinës, ashtu siç është zhdukur dizajnimi i telefonit?” Kjo është një pyetje retorike që mund t`i bëhet një projektuesi të makinave.

Samuel Chaffart është udhëheqësi i dizajnit në Icona. Ai ka bërë shumë punë në studiot e Nissan në Evropë, pastaj në Jaguar, e në Bertone. Mirëpo, pse ai ka ushtruar kaq shumë në dizajnin që duhet të mbrohet nga vjetërsia?

Ai vë në dukje se forma e një telefoni është zvogëluar në një drejtkëndësh të padobishëm me sa më shumë hapësirë për ekranin.

“Ne do të konsumojmë makina në mënyra të ndryshme – të përbashkëta. Ndoshta njerëzit do të blejnë një paketë panele diellore, bateri dhe makina. Makina është pothuajse pjesa e disponueshme, një mall. Ajo mund të vriste dizajnin”.

Kështu ai ka dizajnuar një veturë të tillë, e cila sipas Chaffart do të dëshmojë se pse dizajni ka gjithmonë rëndësi, shkruan IndeksOnline.

“Doja që makina të jetë tronditëse dhe të thyej rregullat. Harroje xhamin e përparmë – duhet të jetë si një sallë pritjeje. Nuk ka të bëjë me rrugën, por me udhëtimin. Askush nuk dëshiron të ulet pranë pilotit”, thotë Chaffart derisa shpjegon konceptin e kësaj veture të veçantë.

Nën komandën e pasagjerëve janë motorët e rrotave që japin fuqi të madhe dhe tanke me hidrogjen për operimin e qelizave të karburantit të zgjatur.

Sistemi autonom i makinës është nga HoloMatic, një kompani që u shkëput nga Faraday Future. Tashmë HoloMatic ka ndërtuar një makinë të përshtatur dhe i ka demonstruar ato makina duke bërë udhëtime mjaft komplekse në mënyrë të plotë autonome në Kinë.

I gjithë projekti është një shembull i mënyrës se si makina është duke u riformuar nga kompanitë që ne njohim pak, në vende që nuk i dimë, në mënyra që nuk i kuptojmë./Indeksonline