21:14 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Vetura të dëmtuara, një market i fundosur nga uji, pamje të dhimbshme nga Skënderaji

Reshje të mëdha të shiut kanë bërë që në shumë qytete të Kosovës, sot të ketë përmbytje dhe vërshime.

Skënderaji është një nga komunat më të prekura nga këto reshje, ku vende-vende, kushtet janë minimale për qarkullim.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si reshjet në këtë komunë kanë bërë që uji të depertojë nëpër dyqane, që veturat të dëmtohen, dhe rrugët të jenë të paqarkullueshme.

Indeksonline raportoi më herët edhe për një rrugë të shëmbur në fshatin Runik, pikërisht si pasojë e reshjeve.

Më poshtë pamje nga Skënderaji.