14:45 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Vetura zyrtare e kryetarit të Dragashit, në dasmë

Stina e verës karakterizohet me pikun e dasmave në Kosovë.

Këtyre të fundit nuk mund t’u rezistojnë as politikanët.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Prizren, të paktën kështu figuron një veturë në një nga rrugët e qytetit.

Vetura zyrtare e kryetarit të Dragashit, Bexhet Xheladinit, është parë në një dasmë në Prizren.

Indeksonline ka siguruar fotografinë ku shihet se vetura me regjistrim 04Z-20-05 është parë pranë dasmës që po mbahej diku në Prizren./Indeksonline/