Vetura zyrtare thyen përnjëherë disa rregulla të komunikacionit (Video)
Pothuajse çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës, veturat zyrtare janë ato që thyejnë rregullat e komunikacionit.
Një veturë e tillë sot ka thyer jo një, por disa rregulla derisa qarkullonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në Lupç të Poshtëm.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar video të veturës zyrtare e cila fillimisht qarkullon në shpejtësi të madhe.
Pastaj, ajo thyen rregullin tjetër duke tejkaluar në vija të plota e që është e ndaluar.
Tutje, 3Z-ja tejkalon dy vetura njërën pas tjetrës, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion. /Indeksonline/