Kjo është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në Kosovë, përsëri me veturë zyrtare
Mos përshtatja e rregullave të komunikacionit nga drejtuesit e automjeteve po bën që në vendin tonë numri i aksidenteve të trafikut të shënojë rritje. E disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë me fatalitet si dhe me të lënduar e dëme materiale.
Mirëpo, rregullat e komunikacionit rrugor përveç qytetarëve nuk po i respektojnë madje as zyrtarët shtetëror.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në redaksi tonë ku shihet një veturë zyrtare me targa 06Z, teksa hyn në tejkalim të dy veturave në vi të plotë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në dalje të fshatit Paralova.
Vlen të përmendim faktin se gjatë këtij tejkalimi është parë edhe vetura e policisë por qe të njëjtit nuk kanë reaguar fare në drejtim të veturës që s’i ka respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndryshe, katër viktimat në aksidentin e djeshëm në Mramor të Prishtinës, janë nga Poneshi i Gjilanit.
Më poshtë shikoni videon:
/ Indeksonline/