20:20 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Veturat bllokojnë Prishtinën, Kuq e Zi për 28 nëntor

Në Prishtinë është bllokuar qyteti në orët e mbrëmjes pasi grupi automobilistik “SpeedomaniaKS” ka festuar festën 28 nëntorit në mënyrë të veçantë.

Ata janë grumbulluar në kryeqytet me veturat e tyre me flamuj të shumtë të Shqipërisë e duke hedhur edhe fishekzjarrë.

“SpeedomaniaKS” për pak minuta na bënë të harrojmë pandeminë dhe problemet politike në vend kur shohim festën e tyre “Kuq e Zi”.

Nën brohoritjet e pjesëmarrësve dhe borive qytetarët e Prishtinës kthyen atmosferën festive në vend në shenjë nderi për 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.