12:15 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veturat bllokojnë rrugën, në Tophane, këmbësorët në pritje të largimit të tyre!

Këmbësorët shpesh herë mbesin duke pritur trotuareve në ndonjë qoshe për shkak të bllokimit të rrugës dhe trotuareve që bëhen nga automjetet.

Një rast i tillë ndodhi edhe sot në Tophane. Nëna me fëmijë mbeti 10 minuta duke pritur për të kaluar rrugën pasi që veturat e kishin bllokuar atë.

Përpos veturave pa shoferë në rrugë e trotuar, një kamionë e pësoi gjithashtu pasi kishte për të kaluar në këtë anë, por që rezultoi të ishte krejtësisht e bllokuar, raporton Indeksonline.

Duhet cekur se trendi i bllokimit të rrugëve po vazhdon, e pasojat e kësaj më së shumti i vuajnë këmbësorët./Indeksonline/