11:32 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veturat bllokojnë hyrjen në Shtëpi të Shëndetit, në Mitrovicë

Shumë herë qytetarët e Republikës së Kosovës, në mungesë të vendparkimeve, detyrohen të parkojnë veturat vend e pa vend.

Por, më shqetësuese është kur bllokohen hyrja dhe dalja nga një institucion  në të cilën shërbehen qytetarët.

Kështu ka ndodhur edhe në Mitrovicë, raporton IndeksOnline.

Një qytetar ka treguar se si është bllokuar rruga pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në foto shihet parkimi i një veture që ka shkaktuar probleme për veturat tjera për të dalë nga aty./IndeksOnline/