11:50 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Veturat zyrtare bllokojnë trotuaret në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës thuajse në çdo vend përballen me problemin e mungesës së hapësirës për ecje.

Por jo vetëm kaq. Edhe nëse diku ka trotuare, ato janë të zëna, përplot me vetura madje shpesh herë me vetura zyrtare.

Pikërisht njësoj po ndodhë në një prej trotuareve në qendër të Prishtinës, apo njohur ndryshe si ‘Te Qafa’.

Vetura të shumta zyrtare të cilat mund t’i shihni edhe në fotografi e video-t në fjalë, nuk i lënë asnjë pikë hapësirë për të ecur qytetarëve. Para lokaleve të shumta veturat parkohen në mënyrë të parregullt, pavarësisht se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.

Edhe pse janë në qendër të qytetit dhe çdo ditë bëjnë bllokimin e njëjtë të trotuareve askush nuk po interesohet t’i largojë ato. Duhet përkujtuar që edhe më të vështirë e kanë personat me aftësi të kufizuara të cilët duhet të kalojnë me karroca të ndryshme që si pasojë e këtyre veturave po e kanë të pamundur./Indeksonline/