16:19 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Vidal do të dënohet edhe nga Interi, pas ndëshkimit me të kuq në ndeshje ndaj Realit

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Interit dhe Realit, duel ky që u zhvillua në kuadër të rundit të katër në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” e fituan këtë takim me rezultatin në 0:2, por Conte nuk ishte i kënaqur me mënyrën se pse futbollisti i tyre Vidal u ndëshkua me karton të kuq, shkruan IndeksOnline

Vidal u ndëshkua me të kuq pas protestiave ndaj gjyqtarit dhe për këtë, skuadra italiane ka marr vendim që ta denojë futbollistin e tyre.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari do dënohet edhe nga klubi italian, meqenëse i vendosi bashkëlojtarët në pozitë të vështirë duke i lënë me 10 lojtarë në fushë.