10:55 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vidal në shitje, skuadrat angleze “përveshin” mëngët

Sipas edicionit të fundit të revistës kryesore gjermane Kicker, Bayern Munich po planifikon tashmë për afatin e transferimit të verës.

Mirëpo përpara ardhjeve nga Alianz Arena duhet të largohet dikush dhe i pari në këtë listë është Arturo Vidal.

Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Chelsea, mirëpo më shumë ky transferim do të varet nga e ardhmja e Antonie Contes.

Gjithashtu në garë për të është edhe skuadra tjetër nga Premierliga, Manchester United.

Megjithatë jeta e tij jashtë fushe nuk është se preferohet shumë nga anglezet, pasi kiliani është i njohur për jetë të shfrenuar. /IndeksOnline/