19:49 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vidal “thumbon” Bayernin: Ata nuk do të luajnë në Bundesligë, por kundër Barcelonës

Arturo Vidal ka folur për ndeshjen ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Vidal nuk u përmbajt farë në deklaratën e tij, ai tha se Bayerni nuk do të luajë në Gjermani, por kundër Barcelonës, shkruan IndeksOnline

“Nesër, Bayern nuk do të luajnë kundër një skuadre nga Bundesliga, por kundër Barcelonës, skuadrës më të mirë në botë”, ka thënë Vidal.

“Kemi shpresat e larta se kjo Ligë e Kampionëve do të jetë e jona. E dimë se Bayern kanë sezon spektakolar dhee dimë se do të jetë e vështirë, por jemi Barca. Duhet t’i bëjmë gjërat në rrugën e duhur dhe të japim gjithçka në fushë”, shtoi kiliani.

“Lewandowski është i jashtëzakonshëm, por Leo është nga një planet tjetër”, ishin fjalët e Vidal.