VIDEO/ Blerina Kllokoqi-Rugova bie pre e hajnave, ia thyejnë lokalin!

Disenjatorja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rugova ka renë pre e hajnave.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram është publikuar një video ku shihet momenti kur një hajdut hyn në lokal dhe vjedh gjëra me vlerë, shkruan Indeksonline.
Burime pranë disenjatores për Indeksonline kanë thënë se kjo vjedhje ka ndodhur mbrëmë në orët e vona.
“Rasti ka ndodhur 20 minuta pasi Blerina ka dalë nga lokali. Akoma nuk e dim saktë se çfarë është vjedhur” pohuan burimet.
Urojmë që raste të tilla mos të ndodhin më./Indeksonline/