09:59 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Video emocionuese/ Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin të ecë përsëri

Një djalë 2-vjeçar prej kohësh po luftonte me me një sëmundje, e cila e la të paralizuar, ka rifituar aftësinë e tij për të ecur.

Ai u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që prek nervat e palcës kurrizore.

Prindërit e tij  Dustin Bridgeman dhe Sarah Newell nga New Castle, Pennsylvania, thanë për “Good Morning America” ​​se Alaricu kishte lëvizshmëri, megjithatë po ankohej për një muskul në shpinë.

Një ditë pas vizitave të zhvilluara në spital  vogëlushi nuk mund të ngrihej në këmbë ose të lëvizte krahët.

Prindërit e vogëlushit tregojnë tmerrin që përjetuan në momentin kur ata morën vesh që  djali i tyre nuk po ecte më.

“Do të duhet ta them se nga e gjithë jeta ime kjo është hera e parë kur unë u ndjeva e humbur. Të dytë ne, ishim të humbur. Nuk dinim çfarë të bënim”, tha i ati i tij.

Alaricu mori trajtime steroide dhe plazmatike gjithashtu filloi dhe terapinë fizike.

“Mjekët thanë se ata nuk mund të jepnin një përgjigje nëse ai do të ecte apo jo dhe (nuk) do të thoshte se ai do të paralizohej pjesën tjetër të jetës së tij”,  shton i ati.

Bridgemani tha se terapia fizike ishte një sfidë në fillim, por çdo ditë, pak nga pak, Alaricu përmirësohej.