16:17 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Momenti kur gazetari i Eurosport midis Koresë së Jugut kontrollon dhëmbët te Albin Tahiri (Video)

Atleti i vetëm nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri e mbylli sot aventurën në Pyeongchang.

Skitari ynë në garën e fundit zuri pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan, shkruan IndeksOnline.

Dje, një gazetar i Eurosport bëri një intervistë të bukur me kosovarin, i cili në jetë përditshme përveç sportit, bën edhe punën e një dentisti.

Gazetari gjeti formën interesante për t’ia bërë intervistën kosovarit të vetëm në Korenë e Jugut. Ai u shtri në karrigen e një dentisti dhe beri kontrollimin e dhëmbëve te Tahiri.

Për më shumë shikoni videon më poshtë…

Linku ku mund ta shikoni videon… https://www.eurosport.no/alpint/pyeongchang/2018/tannlegen-tahiri-deltar-i-ol-for-forste-gang_vid1068018/video.shtml

 

 

Temat: