14:58 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Video/ Momenti kur pejani i dehur sulmon dy policë me shishe birre

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, saktësisht në rrugën “Medlin Ollbrajt” pasi dysohet se të enjten ka sulmuar dy policë me shishe birre.

IndeksOnline ka siguruar video nga momenti i sulmit.

Në video dëgjohen britma dhe fjala “largohu”.

Sipas policisë i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe e ka thyer shishen e birrës para këmbëve të policëve.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë./IndeksOnline/