21:39 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Video, mos e humbisni momentin kur Selena Gomez imiton Mileyn

Selena Gomez ka mahnitur të gjithë me imitimin për Miley Cyrus.

Gjatë prezantimit në “Saturday Night Live”, ajo shpjegoi sesi u rrit duke parë skeçet e kësaj shfaqjeje me nënën e saj, transmeton Indeksonline.

Selena tha se i kërkoi një prej “shoqeve të saj më të vjetra”, Miley Cyrus, për këshilla pasi këngëtarja e “Plastic Hearts” e ka prezantuar shfaqjen në disa raste.

Gomez më pas tregon, me një zë thuajse identik me të Cyrus, se si ajo i ka thënë “të jetë vetvetja” dhe “t’ia kalojë mirë”.

Më poshtë video./Indeksonline/