15:58 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / FG

Video/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Para pak minutash është përfshirë nga zjarri një shtëpi në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e siguruara nga RTV Besa shihet teksa digjet shtëpia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për Indeksonline tha se Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.

Ai po ashtu tregoi që nga ky zjarr nuk raportohet për persona të lënduar./Indeksonline/