10:44 / E Martë, 15 Gusht 2023 / L K

Video shokuese/ Tre persona goditen nga rryma teksa bënin foto në shinat e trenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago, kur 3 persona u goditën nga rryma elektrike teksa po bënin selfie. Incidenti gati fatal ndodhi në një stacion në Oak Park, një qytet me rreth 55,000 banorë pranë Çikagos, pak para orës 19:00, ndërsa tre miqtë po shkonin për në festivalin muzikor Lollapalooza.

Në video shihen dy adoleshentë dhe një vajzë të ulur në shina dhe duke u përgatitur për të bërë një selfie, kur njëri nga të rinjtë filloi të dridhej fort teksa u godit nga 600 volt.

Ai zgjati dorën dhe kapi vajzën pranë tij, e cila gjithashtu filloi të dridhej pasi ishte goditur nga rryma.

Njëri prej të dyve pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Loyola në gjendje kritike, ndërsa e dashura e tij ishte e vetëdijshme kur një ambulancë mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi në spital./abcnews.al/