21:37 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Video/ S’ka të ndalur dhuna, rrahet fëmija midis rruge në Pejë

Në vendin tonë vazhdon të jetë një problem serioz dhuna ndaj fëmijëve, e cila padyshim që është e papranueshme dhe duhet të ndëshkohet.

Një rast i dhunës ndaj një fëmije është hasur sot në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkruan Indeksonline.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit shihet se si rrahet fizikisht fëmija nga një grua.

Lexuesi që dëshiroi të mbetet anonim tregoi se fëmija keqtrajtohet në këtë mënyrë thuajse çdo ditë nga dy të rritur.

Më poshtë pamje: