10:33 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Vidhen 16 biçikleta historike, kompania jep 25.000 dollarë shpërblim për informacion

Firma “Specialized”, e cila prodhon biçikletat e garës të çiklistëve, ka pësuar një vjedhje të madhe në muzeun e saj në Morgan Hill të Kalifornisë.

Policia raporton se janë zhdukur nga muzeu 16 biçikleta historike dhe unike në llojin e tyre, me vlerën e 160 mijë dollarëve.

Midis biçikletave prototip të vjedhura që ndodheshin në muze ishte edhe ajo me të cilën Peter Sagan fitoi garën e famshme Paris-Roubaix, në vitin 2018; ajo e përdorur nga Fabian Cancellara në Turin e Francës së vitit 2010; biçikleta me të cilën Tony Martini fitoi medaljen e argjendë në “Londra 2012” dhe ajo me të cilën Jaroslav Kulhavy fitoi të artën në garën e krosit.

Kompania “Specialized” ka bërë me dije se do të ofrojë 25 mijë dollarë për të gjithë ata që japin informacione të sakta dhe që ndihmojnë për gjetjen e biçikletave të vjedhura. /IndeksOnline/