12:35 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pjesë telefonike “Samsungu” me vlerë 330.000 dollarëshe, të vjedhura gjatë transportit

Pjesët e telefonave celularë vlejnë shumë dhe nuk është e pazakontë që ata të vidhen.

Duke pasur parasysh shkallën në të cilën Samsungu  i prodhon pajisjet, ajo ka pjesë me vlerë dhjetëra milionë dollarësh nëpër rrugë, në çdo moment.

Një dërgesë e tillë u godit nga gjashtë persona në Noida, Indi, transmeton Indeksonline.

Policia në Noida ka arrestuar gjashtë persona, përfshirë tre drejtues kamionësh, nën dyshimin se kanë vjedhur pjesët e telefonit “Samsung”.

Vlera e këtyre pjesëve thuhet se është pak më shumë se 330.000 dollarë.

Për fat të mirë, asnjë nga pjesët nuk humbën, pasi që policia i ka gjetur 56 kutitë e vjedhura./Indeksonline/