08:23 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vidhen shtëpitë e dy yjeve të Realit

Nis të jetë një alarm i vërtetë ai i hajdutëve në Madrid. Pasi kanë grabitur shtëpinë e Alvaro Morata, sulmuesit të Atletico Madrid, teksa ai luante me përfaqësuesen e Spanjës, kriminelët kanë boshatisur së fundmi edhe banesat e Isco e Zidane, respektivisht mesfushorit dhe trajnerit të Real Madrid.

Sipas raportimeve të “AS”, që i referohet konkluzioneve të policisë spanjolle, sulmi është realizuar nga profesionistë të vërtetë.

Policia e kryeqytetit spanjoll, e shqetësuar nga rrjedha që kanë marrë ngjarjet, ka këshilluar të gjithë futbollistët që të përdorin me kujdes rrjetet sociale, për të evituar furnizimin e hajdutëve me çdo detaj që mund të rezultojë në dobi të kriminelëve.