10:46 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / B O

Vidhet pajisja sekrete nga avioni rus i ‘fundit të botës’

Avionët ushtarakë “Ilyushin Il-80” përdorën nga zyrtarët e lartë dhe sigurisht nga presidenti Vladimir Putin për një udhëtim të sigurt, në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Dhe sigurisht, vjedhja e një avioni të tillë konsiderohet e rëndë, pasi “Ilyushin Il-80” ka pajisje të cilat kontrollojnë operacionet ushtarake në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Pajisjet përfshijnë pajisje të posaçme për të ruajtur kontaktet me forcat e armatosura dhe qendrat e kontrollit të raketave. Një antenë e madhe palosëse e vendosur në bishtin e avionit mund të ruajë komunikimin me raketat balistike.

Sipas Guardian, në rast lufte, Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë politikë dhe ushtarakë do të drejtojnë forcat ushtarake të vendit gjatë fluturimit me këta avionë.

Avioni nuk ka dritare, duke parandaluar në këtë mënyrë verbimin e pasagjerëve nga shpërthimet. Sipas një stacioni televiziv rus, policia gjeti një këpucë dhe gjurmët e gishtave në avion. Hajdutët arritën të hapnin njërin nga avionët dhe të merrnin 39 pjesë të pajisjeve të radios.

Personat janë ende në kërkim.