20:01 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / LB

Vidhet vetura luksoze ‘G63’, në qendër të Prishtinës

Sot në orët e pasdites është vjedhur një veturë e tipit Mercedes Benz G CLass, në lagjen Pejton në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, ku është thënë se vetura është vjedhur rreth orës 17:00, në lagjen Pejton të kryqytetit.

Vetura është model G Class, G63 dhe ka ngjyrë të bardhë.
Pronari ka kërkuar nga qytetarët ndihmë, që nëse e shohin të lajmërojnë Policinë në numrin 192.