10:11 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Vidhet vetura me targa të huaja në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në mëngjes në Ferizaj është vjedhur vetura me targa të Sllovenisë.

“Ankuesi K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij është vjedhur vetura me targa të Sllovenisë e cila është pronë e një kompanie sllovene dhe ishte në shfrytëzim nga ankuesi”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është nën hetime. /Indeksonline/