09:16 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vidhet vetura në Kamenicë

Persona të panjohur dje kanë vjedhur një veturë në Kamenicë. Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës ku kjo e fundit ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull Kosovar/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të tipit Passat-B6”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore dhe se deri të hënën në mëngjes nuk është raportuar për të arrestuar apo gjetjen e veturës./Indeksonline/