16:31 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vije apeli i radhës i Delawies për demarkacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie po vazhdon që të përsërisë që partite politike duhet sa më shpejt ta ratifikojnë Marrëveshjen e shënjmit të vijës kufitare me Malin e Zi, që në këtë mënyrë  të zhbllokojnë procesin e liberalizimit të vizave.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social në Twitter ka thënë se tani  është koha e duhur që subjektet politike të tregojnë lidership, transmeton Indeksonline.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan”, ka shkruar Delawie.

Ndryshe, seanca për demarkacionin ka dështuar edhe sot, me këtë rast është shtyrë për ditën e mërkurë të javës së ardhshme, ku deri atëherë pritet që të sigurohen votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje./Indeksonline/