14:29 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Vije fundi i Allegrit te Juve, nisin hapat e parë për shkarkimin e tij

Pas pesë vitesh të suksesshme, Max Allegrit duket se i ka ardhur fundi te Juventusi. Trajneri italian i ka irrituar tifozët me eliminimin befasues nga Ajax në Ligën e Kampionëve.

Grupet e tifozëve të Juves kanë nisur një hashtag me shkrimin “AllegriOut”. Në shumë komente në rrjetet sociale tifozët juventinë kërkojnë “kokën” e Allegrit.

Megjithatë, presidenti i Juves, Agnelli ka thënë se në fund të edicionit do të ulen me Allegrin për të diskutuar dhe për të marrë vendimin më të mirë për të gjithë./Indeksonline/