17:01 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vije sinjali i parë nga BE-ja, për liberalizimin e vizave

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se PE do të aktivizohet në liberalizimin e Kosovës sapo të plotësohen dy kushtet, pra, ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.

Fajon nw Twitter ka shkruar se Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës sot, veçse i ka hapur dyert Kosovës dhe se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.

“E mirëpresm nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Fajon.

Ajo thotë se me të plotësuar dy kushtet, Demarkacioni që është afër përmbylljes, dhe luftimi i korrupsionit, Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.

“Ne do ta procedojmë në Parlametin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qyterarëve”, ka thënë Fajon. /Indeksonline/

Temat: