Tanja Fajon: E kaluara na ka mësuar se ndryshimi i kufijve sjell konflikte
Raportuesja për viza për Kosovën në Parlamentin Evropain, Tanja Fajon në një intervistë dhënë për gazetën serbe ‘Blic’, ka folur për dialogun me Serbinë dhe çështjen e shkëmbimit të territoreve.
Fajon ka thënë se ndryshimi i kufijve në të kaluarën ka shkaktuar konflikte e luftëra, transmeton Indeksonline.
“Ka gjithashtu bisedime delikate për shkëmbimin e territorit. Është e rëndësishme që ne të mos bëjmë një problem të ri në rajon, tëmos sjellim një paqëndrueshmëri të re. Për fat të keq, e kaluara na ka mësuar që nëse ndryshojmë kufijtë, shpesh kemi konflikte, luftëra. Këtë rrugë nuk e duam”, ka thënë Fajon.
Ajo ka theksuar se e rëndësishme është vazhdimi i dialogut dhe që mos krijohet ndonjë problem i ri në rajon.
“Dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë sepse synon të përmirësojë jetën e qytetarëve në të dy anët, por ky është një proces delikat”, ka thënë mes të tjerash Fajon./Indeksonline/