Vijon lufta ndaj Alex Jones, Twitter i bllokon llogaritë
Twitter ka përjashtuar nga rrjeti social konspiracionistin e shumëpërfolur kohët e fundit Alex Jones së bashku me uebsajtin e tij Infowars për shtatë ditë me radhë.
Ky vendim u mor nga rrjeti social me arsyetimin e cicërimat e tij përbëjnë sjellje abuzive dhe shkelin rregulloren e kompanisë.
Sajti i mikroblogimit tha se i kishte kërkuar Alex Jones të fshinte cicërimën e cila u bë shkak për përjashtimin e tij.
Edhe pse cicërima u hoq, llogaria Infowars publikoi përmbajtje të ngjashme më pas përpara se Twitter të merrte masa.
Ndalimi i Jones dhe Infowars do të thotë se ai mund të shfletojë në Twitter dhe dërgojë mesazhe direkte por jo të cicërojë, ri-cicërojë apo pëlqejë përmbajtje.
Javën e kaluar kompania të njohura të teknologjisë si Apple, Youtube dhe Facebook bllokuan kanalet e autorit të Infowars duke thënë se ka shkelur standardet e komunitetit.