09:53 / E Premte, 26 Gusht 2022 / B O

Vikend i “nxehtë” për Romën, do t’i zyrtarizojë dy transfere

Roma është gati të bëj dy transfere në vikendin që po vije. Andrea Belotti do të jetë blerja e re për skuadrën e Jose Mourinhos. Ish-sulmuesi i Torinos ka arritur në kryeqytet dhe do ti nënshtrohet testeve mjekësore.

Në kohën kur Roma nis planin e rikuperimit për Wijnaldum, Mourinho ka afruar zëvëndësuesin e holandezit. Mady Camara do të jetë blerja e romakëve.

Mesfushori i Olympiacos do të vije në formë huazimi. Negociatat mund të mbyllen sot në Stamboll, ku Tiago Pinto shkoi dje (edhe) për shortin e Europa League dhe do të takohet me drejtuesit e Olympiacos./Indeksonline/