07:52 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vikendi i nxehtë dhe me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar.

Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.

Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.