07:01 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vikendi me diell dhe reshje shiu

Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe me diell, nga sot orëve të pasdites priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C.

31.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

1.09-2.09 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

3.09 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temat: